E cka nuk eshte twitter se? Twitter eshte shume i mire nese din me perdor.
Eshte kogja e veshtire te perdoresh email apo edhe sms per ti treguar dikujt se ku je dhe cka je ka bon. Twitter e ka zhdukur ate veshtiresi dhe e ben lidhjen me te afert mes njerezve.
A doni qe te afermit te dine se ku je? “Jame me shoke ne fakultet”
I dashuri apo e dashura te dij a mos je i nxan duke mesu? “Nxan, jam ka msoj”
Shoket te dine se ku je dhe cka je ka bon? “Jam lodh tu msu, ika me pi ni kafe te Centimetri” Apo, “Apo shkojme sante ne Flirt?”
Apo ndoshta ke gjet dicka interesant dhe don me nda sa ma shpejt me tjeter. “Ua, cka o more ky sen?”
Te gjitha keto e edhe shume me shume i bon me twitter.
Si i bon eshte fare e thjeshte. Shko ne twitter.com dhe krijo nje llogari. Krijo profilin tuaj, fut ndonje foto apo ndreqe pamjen e faqes qysh deshiron dhe kaq kishte.
Tash, ne krye te faqes e ke nje kuti ku shkruan What are you doing? Cka je duke bere? Aty shkruani se cka jeni duke bere.

Njera prej skenave qe ka shanc me ndodhe kishe me qen keshtu. ‘Dola ne qytet’. Mbas 1 ore: ‘U ktheva prej qyteti, tash po lexoj emailen’. Prap mbas 30 minutave: ‘po kqyri filmin Koha e Kometes’.
Bam, te gjith ata ose ato qe jan duke te ndjekur permes twitter e lexojne dhe informohen mu ne momentin kur ti shkruan dhe klikon update. Keshtu pra dicka interesante ka mundesi me u perhap shume shpejt per nje kohe te shkurte e sidomos kur ata qe te ndjekin e ndajne te njejten tweet qe kan marr nga ti me percjellesit e tyre.Tweet quhet qajo fjalia qe shkruan ne at kutin cka je duke bere?.
Kujt kish me i hy ne pune?
Me nje fjale, te gjitheve. Kushdo qe deshiron te krijoj nje komunitet te adhuruesve twitter eshte mundesi e mire e informimit me kohe dhe pa pare. Ne Amerike perdoret duke filluar nga individ te thjeshte e deri te kompanit, korporatat e bile edhe Barack Obama ka twitter. E kushdon me ndjek se cka o ka bon Barack Obama mundet me e percjell ketu: twitter.com/barackobama. Barack Obama ka 428989 followers apo adhurues qe e ndjekin se cka po bon dhe sa her qe ai shkruan nje tweet te gjithe keta ndjekes e marrin ate pernjeher. Ju qe jeni kengetar nese deshironi te krijoni audienc te fansave tu, perdoreni twitter dhe tregoju te gjithve qe mund te te ndjekin permes twitter.
Ja cka eshte twitter qe eshte ka perhapet me te shpejt dhe perdoret nga te gjithe… mos harroni me percjell Barack Obamen.
Cka mendon, cka kishte me tu nevoit twitter ty? Apo, me fjale tjera qysh kishe mujt me perdor twitter ne rastin ton konkrot?
Me qe ra fjala, mos harro te me percjellesh ne twitter.
