Pse duhet te mesosh si te blogosh

Pse Duhet Te Mesosh Te Blogosh

by Fatos on October 9, 2009 · 0 comments

Po pra, pse duhet te mesosh si te kesh blog e si te fillsh me blog? Une e di qe ka arsye shume por disa prej me te rëndësishmeve janë ato te cilat do ti ndaj me ju ne ketë post. Ato arsye ndoshta jane prej arsyeve qe sot shumica e njerezve fillojne me blog. Arsyet kryesore qe te bejne te mesosh si te kesh blog e si te blogosh jane:

Paraja

Kjo eshte edhe arsyeja me e mire e ndoshta per shkak te kesaj arsye te gjith blogerat kan fillu me blogu ne menyr qe te nxjerrin naj pare prej blogut. Nuk eshte qe eshte e leht te fitosh para prej blogut ama ne momentin qe gjerat vihen ne binar dhe puna shkon si duhet parat do te vien nga te gjitha anet. Nuk e ke vetem nje gyp paresh qe rrjedh vazhdimisht por jane disa gypa dhe nese ndonjeri ndonjeher ndalet ateher jan te tjeret qe e mbulojne ndaljen e ati gypi. E ketu duhet te mesosh si te integrosh shume rrjedha te ardhurash ne blog.

Ndarja

Nuk eshte mire qe nese din dicka ta mbash vetem per vete. E permes blogut te ipet mundesia qe te ndash at qe di me te tjeret ne menyren me te mire te mundshme e keshtu e informon publikun. Nese ke dicka me vler per te ndar kjo i le lexuesit te uritur ndaj permbajtjes suaj dhe keshtu ata mezi presin per te rejat tuaja. Une jo qe kam shume me nda me juve por e di qe nje dite shume shqiptar kane me pas deshire me gjet diku version shqip te tutorialeve (mesimeve) ku shpjegohet se si te kesh blog, si te fillosh me blog, si te futesh gjera te ndryshme ne blog e si te fitosh pare me blog. Keto do ti duhen dikuj e keshtu kane ku ti gjejne.

Mësimi

Pse mesimi, sepse duke u munduar te gjesh dicka per te shkruar gjithmon je ne nje far menyre duke kerkuar ndonje teme dhe nese nuk din mjaftueshem duhesh te kerkosh ne internet per te gjetur dicka e per ta pergaditur postin me mire dhe keshtu meson edhe vet dhe me publikim te postit i meson edhe te tjeret.

Punësimi

Duke e marr parasysh se shumica e rinise se Kosoves jane te papune a ka ma mire se te jesh bos i vetvetes e te mos ndegjosh urdherat e shefit qe shpesh dine edhe me te thi me dhe pa arsye. E si shef i vetvetes ti ske kujt i bertet dhe qorton perpos vetvetes e me qortu vetveten eshte mire.

Cka mendon, a ka edhe ndonje arsye tjeter qe duhet me permend e qe t’bon mos me mendu dy here e me fillu me blogu menjehere? Urdhero komento

Leave a Comment