Ha! A mos tu ka mush menja me ja fillu edhe ju me blog? Edhe jav merr menja qe kogja shume keni mesu e tash s’ju ka mbet tjeter gje veq se te filloni edhe ju te keni prezencen tuaj ne internet. Per me pas ni blog nuk eshte edhe aq e veshtire por edhe aq e lehte nuk eshte. Por mundesia me gabu ne fillim eshte shume e madhe dhe mu per kete po e shkruj kete post qe nese dikush tenton me pas blogun e vet ne internet te mos gaboj.
Domain Name
Cka duhet te dini per domain name?
Domain name (www.filanfisteku.com) eshte shume me rendesi. Dhe gjeja e pare qe beni kur te deshironi te keni nje blog eshte te regjistroni nje domain name ne njerin nga hosting companies qe per fat ka me bollek. Domain name nuk duhet te zgjedhet cfardo. Duhet me u bo nje hulumtim para se te regjistroni domain name tuaj sepse ai hulumtim me von ka me ju sherbye per te miren e blogut tuaj. Te themi se ke zgjedhur iden e blogimit per qeshtjet politike ne kosove sepse ka shume politikan e parti politike edhe mu per kete ti ke tema per te shkruar e qe te na shpesh thojen (me hanger lopt n’to). Por, ne vend se te zgjedhesh nje domain name relevant me temen e blogut tuaj jo shkoni edhe e zgjedhni nje domain qe ska lidhje me temen qe keni per te shkruar. Kjo ke gabimi pare qe mundesh me bo. Gabimi i dyte eshte qe ndoshta ki deshire te zgjedhesh nje domain qe te pelqen, emrin tuaj pershembull, thjeshte te tingllon mire edhe mu per kete e deshiron. Nese don me kriju brand name (emer) ne internet ateher mundesh me vepru ashtu perndryshe gabon.
Pra, cka ju duhet te keni parasysh kur te regjistroni nje domain:
- Numri i kerkimeve ne Google te termit qe deshironi te fusni ne domain, dhe
- Lidhja e domain name me temat qe do ti shtjellosh ne blog.
Cili kishte me qen nje domain name ideal per nje blog politik?
Nje domain ideal per kesi lloj blogu kishte me qen ai domain qe permban keto terme: politika, politik, politike, kosovo, kosova dhe kosove.
psh. politikakosove, politikanekosove.com, politikaekosoves, kosovopolitika.com, kosovopolitics.com (english), politikakosova.com, etj.
Pse keta dy terme?
Njera sepse kan lidhje me temat qe do ti shkruash per to dhe e dyta sepse termet sikur politika, politike, politik dhe kosovo, kosova, kosove, jane terme qe kerkohen me shpesh ne google nga shqipfolesit dhe nese domain i juaj i ka keto terme ateher keni me shume gjasa qe te gjindeni nga dikush qe kerkon dicka politike dhe kosovare ne internet.
Mendoj se keto dy gabime jan me rendesi dhe mjaftojne per juve qe deshironi te keni nje blog ne internet. Cka mendoni ju a ka edhe dicka tjeter qe duhet me pas parasysh para se te regjistrohet domain name?
