
.
Ndërrimi i mbiemrit pas martesës apo para saj, për meshkujt dhe për femrat është i lejuar dhe nuk ka ndonjë ndalesë për këtë. Atë të cilën e kanë ndaluar dijetarët kur kanë folur në lidhje me këtë çështje, është ndërrimi i emrit të prindit dhe gjyshit (pas martesës apo para saj) dhe kjo është e ndaluar.
.
Thotë Allahu (azzevexhel): “Ju thirrni ata në baballarët e vërtetë të tyre, kjo është më e drejtë tek Allahu.” (Ahzab – 5) Gjithashtu Muhamedi (salallahu alejhiveselem) thotë: “Prej shpifjeve më të mëdha është të thirret dikush në emër të atij që nuk e ka babë..”.(Transmeton Buhariu)Gjithashtu thotë: “Kush thirret në emër të atij që nuk e ka babë, duke e ditur se nuk e ka babë, Xheneti për të është haram –i ndaluar”(Transmeton Buhariu dhe Muslimi)