
.
Një djalë maroken tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare teksa notonte në enklavën spanjolle të Afrikës së Veriut, me disa shishe plastike të zbrazëta vendosur poshtë rrobave të tij dhe të lidhura me krahët.
Ush tari i cili kapi djalin, tregoi se i riu nuk kishte një familje në Marok dhe preferonte të vdi ste para se të kthehej në vendin e tij. Duke q’arë, ai u shoqërua në zonën e sigurisë mes dy vendeve, së bashku me migrantët e tjerë.
.
“Ai nuk donte të kthehej, nuk kishte familje në Marok, nuk i interesonte nëse do të vdi ste nga i ftohti. Ai preferoi të vdi ste, sesa të kthehej në Marok,” – u shpreh Rachid Mohamed al Messaoui, ush tari i cili përktheu kur djali u kap duke vrapuar në bregdet.
“Unë kurrë nuk kam dëgjuar diçka të tillë nga dikush kaq i ri,” – shtoi ush tari.
.
Deportimi i të miturve është i paligjshëm në Spanjë dhe ata qendrojnë në një hapësirë të improvizuar për pritje në Ceuta.
Djali ishte një nga rreth 8.000 migrantët që notuan ose përdorën gardhin kufitar në enklavë këtë javë. Spanja ka vendosur trupa në Ceuta për të patrulluar kufirin me Marokun dhe e quajti situatën aktuale një kri zë për Evropën.