
.
Ngrohja globale, sipas tij, ka një rëndësi të jashtëzakonshme kur vjen fjala tek parashikime të tilla.
“Situata do të përk.eqësohet teksa ekosistemet natyrore zhduken. Migrimi larg zonave rreth ekuatorit do të jetë masiv, për shkak të rritjes së temperaturave. Nëse Toka ngrohet shumë, nuk do të përballojë dot më”, thotë miliarderi.
.
I pyetur nëse mund të arrihet objetivi i emetimeve zero deri në 2060, Gates theksoi se “kjo varet nga brezat e rinj. Nëse ata punojnë në këtë drejtim, dhe e shohin këtë si një kauzë morale ndaj së cilës kemi të gjithë detyrimin të jemi të vëmendshëm, atëherë them se mund të kemi 75% shanse për sukses”.