
.
Seriali i njohur ‘Njerëz dhe Fate’ ishte një nga serialet e para shqiptare që do të mbetet gjatë në memorien e të gjithë publikut, për arsyen se trajtonte pro blematika të familjeve shqiptare. Të gjithë personazhet e atij seriali u bën shumë të njohur, por shumica prej tyre kanë hequr dorë nga aktrimi.
.
Një nga aktoret që tërhoqi më shumë vëmendjen në këtë realizim kinematografik ishte dhe aktorja që luante rolin e Dritës, nënës së Florit. Ajo spikati shumë me rolin e saj pasi si çdo nënë shqiptare pavarësisht bëmave të të birit, i qëndroi gjithmonë pranë dhe e mbronte.
.
Ky rol u luajt nga aktorja Pavlina Mani, e cila pas mbarimit të xhirimeve të serialit u largua së bashku me familjen e saj drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
.
Ajo jeton në Amerikë prej më shumë se 16 vitesh dhe pamja e saj ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë.