
.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kanë ardhur në Qeverisje për ta ndalur hajninë në vendin tonë.
Ai tha, se prokuroria duhej të merrej me kr imet, por sipas tij, prokuroria s’po merret me këtë.
“Së pari, ne nuk duam t’ia ndalim fjalën askujt, askush asnjëherë s’do të ia ndalë fjalën, ne do tua ndalim hajninë.
.
Ne kemi ardhë në Qeverisje për me ua ndalë hajninë, jo fjalën e lirë. Folni sa të doni, seanca shpesh sa të mundeni, s’ka kurrfarë pro blemi.
.
Është interesante, qysh njerëzit që vazhdimisht e marrin fjalën ankohen thotë që nuk ka liri të fjalës, ai që s ka liri të fjalës, flet tjetër kush për to”, tha Kurti.
Tutje, Kurti në seancën që po mbahet në Kuvend, tha se Kosova ka elemente të kapjes së shtetit, gjersa shtoi se për këtë arsyeje nuk punon Prokuroria.
.
Tjetra, natyrisht, që prokuroria do duhej të merrej me krimet, po çka të bëjmë kur s’po merret, ne duam shtet të së drejtës, prokuroria duhet t’i gjurmojë, hulumtojë, ngrit akta kuza për kri minelë, por s’po e bën.
Shteti jonë ka elemente të kapjes së shtetit, prandaj s’punon prokuroria. Në Kosovë ka vende të punës që edhe mos të punohet. Në Kosovë ka njerëz që paguhen dhe s’punojnë”, shtoi Kurti në Kuvend.