
.
Biznesmeni nga qyteti i Vushtrrisë, Naser Imeri, çdo vit dhuron nga 200 mijë euro për bamirësi. Ai këtë javë ishte i ftuar në emisionin N’Kosovw Show ku ka treguar më shumë për punën e tij. Imeri tha se kishte një fëmijëri të vështirë për shkak të financave të pakta.
.
Kështu ai kishte dalë jashtë vendit për të kërkuar një jetë më të mirë. Atje ai arriti të ndërtonte një kompani me vlerë milionëshe por nuk e harroi vendin e tij.
.
Kompania e tij çdo vit ndanë një shumë të madhe nga të ardhurat për bamirësi. Deri më tani shpjegon ai, punën e tij humanitare nuk e ka bërë publike.