
.
Lexoi këto dy sure sa herë që ngrihesh nga Gjumi..!?
SURJA EL-FELEK
Mekase – 5 vargje
Bismil-lâhirr Rrahmânirr Rrahîm
Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit, 2. që të më mbrojë nga sherri i gjithçkaje që Ai ka krijuar 3. dhe nga sherri i natës, kur kaplon terri 4. dhe nga sherri i falltarëve, që fryjnë në nyje (duke bërë magji) 5. dhe nga sherri i smirëziut, kur vepron me smirë.”
Vlerat e dy sureve të fundit
.
1. Ukbe bin Amir, përcjell se i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ues selam) ka thënë: A nuk i keni parë ajetet që më kanë zbritur këtë natë, e që njerëzit nuk kanë parë kurrë të ngjashme me to? “Kul eudhu bi Rabil felek” (Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit) dhe “Kul eudhu bi Rabin Nas” (Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i njerëzve). [E përcjell Muslimi etj].
.
Në një transmetim të Ahmedit thuhet: (Ukbeh thotë): Kur po drejtoja kafshën mbi të cilën kishte hipur Profeti (alejhi selam) në një nga udhëtimet e tij, për një moment ai më tha: O Ukbeh, a nuk po hipën (mbi deve)? Thash: Kam frikë mos quhet mëkat! I Dërguari i Allahut, zbriti dhe unë hipa për një kohë të caktuar, pastaj më tha: O Ukbeh, a ke dëshirë të mësosh dy sure prej më të mirave që mund të lexojnë njerëzit? I thash: Patjetër o i dërguari i Allahut! Ai më lexoi: Kul eudhu bi Rabil felek” (Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit) dhe “Kul eudhu bi Rabin Nas” (Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i njerëzve).
Më pas u bë ikameti për namaz, ndërsa i dërguari i Allahut doli dhe lexoi këto dy sure, pastaj kaloi pranë meje dhe më tha: Si mendon o Ukbeh? Lexoi këto dy sure, sa herë që flë dhe sa herë që ngrihesh. [E përcjell Ahmedi 4/144, Ebu Daudi dhe Nesaiu 8/153, shejh Albani ka thënë: Hasen, për më tepër shih Sahih Nesai].