
.
Në vitin 2018, Emiri i Katarit Sheik Tamim bin Hamad Al Thani i dhuroi Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan një Boeing 747-8.
Ky avion thuhet se është avioni privat më i madh dhe më i shtrenjtë në botë, me një vlerë të vlerësuar prej rreth 400 milion dollarë. Sipas transmetuesit shtetëror të Turqisë T R T, raporton She kulli, ai u paraqit si një simbol i “dashurisë së veçantë të Al Thani për Erdogan”.
.
Një vit e gjysmë më vonë, TC-ANA – një avion VIP me vlerë 90 milion dollarë që ishte pjesë e flotës së avionëve të Presidentit Erdogan – iu dha qeverisë shqiptare, këtë herë, me shumë gjasa si një simbol i “dashurisë së veçantë” të Erdoganit për Kryeministrin shqiptar Edi Rama.