
.
Politikani opozitar serb, lideri i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës (LSV), Nenad Çanak, ka thënë se në shkurt të vitit 2008 kishte propozuar që ush tria serbe të hynte në territorin e Kosovës.
Lideri i socialdemokratëve të Vojvodinës, për këtë ngjarje dhe propozim ka folur në një emision në TV.
Çanak thotë se gjatë shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, ishte i vetmi në Kuvend që kërkoi që të respektohet Kushtetuta e Serbisë.
“A shkruan në Kushtetutë se ajo [Kosova] është pjesë e territorit të Serbisë? Meqë jo, atëherë thashë: “Ndizni tan*ket, shkojmë në Kosovë! Shkojmë ta arres tojmë bandën separ atiste në Prishtinë!”, thotë Çanak.
.
“Pra, si mund të jem tradhtar tani kur atëherë kërkova të bëhet ajo që ishte obligative sipas Kushtetutës?”, ka pyetur Çanak.
.
Ai ka thënë se kurrë nuk ishte për luf të sepse e dinte që “Serbia vetëm mund të humbte jetën e qytetarëve të saj kot”.