
.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se kanë dyshime të bazuara për paraqitjen e së mundjes “Gripi i Shpezëve” tek shpezët në fermat e ekonomive familjare në katër lokacione në Kosovë.
Për këtë AUV ka paralajmëruar të gjithë qytetarët, fermerët, institucionet qendrore dhe lokale të Republikës se Kosovës dhe sipas një udhëzimit administrativ për luf timin e së mundjes, autoritet kompetente shtetërore dhe fermerët janë të obliguar të ndërmarrin veprime konkrete për parandalimin e përhapjes se sëm undjes.
Masat fillestare për parandalimin e përhapjes së sëmu ndjes ‘’Gripi i Shpezëve’’ janë:
.
Ndalohet lëvizja e shpezëve nga fermat, mbajtja e panaireve, tregjeve, ekspozitave dhe grumbullimeve të tjera të shpezëve dhe zogjve të tjerë.
Të ngritët niveli i biosigurisë në ferma, për të penguar përhapjen e sëm undjes (parandalimi i kontaktit në mes të shpezëve të egra dhe atyre shtëpiake, vendosja dezbarierave në hyrje dhe dalje të fermave, ndalimin e hyrjes se personave të paautorizuar, ushqimet, pajisjet dhe plehu, të mos jen në kontakt me fermat e prekura me këtë sëmu ndje.
.
Kontrollin e lëvizjes së shpezëve brenda zonës së mbikëqyrjes duke i zbatuar masat e dezin fektimit;
Masat qe do të aplikohen në zonën mbrojtëse:
Identifikimin e të gjitha pronave me shpezë brenda zonës;
Vizita periodike të të gjitha pronave me shpezë, ekzaminimin klinik të atyre shpezëve, përfshirë edhe marrjen e mostrave, nëse është e nevojshme për ekzaminime laboratorike,
Përdorimi i mjeteve të duhura për dezi nfektimit në hyrje dhe dalje të pronës;
.
Ndalohet transporti i shpezëve pa aprovim nga autoriteti kompetent;
Do të mbikëqyrën të gjitha masat qe janë të vendosura sipas udhëzimit administrativ për zonat e mbrojtura.
“Ne si autoritet jemi duke ndërmarre të gjitha veprimet e nevojshme sipas Udhëzimit Administrativ Nr.24/2005 Për luf timin e sëmu ndjes zoo notike të shpezëve ‘’Gripi i shpezëve’’ Avian Inf luenza. Përmes Drejtorisë së Shëndetit dhe Mirëqenies se Kafshëve, bashke me inspektorët veterinarë zyrtarë dhe veterinarët e terrenit në bashkëpunim me fermerët e shpezëve do të punojmë për menaxhim sa me të mirë të situatës për parandalimin e përhapjes se kësaj sëm undje tek shpezët. Lusim të gjithë qytetaret dhe fermerët qe të mos krijojnë pa nik. Situata është dhe do të mbahet në kontroll përmes bashkëpunimit dhe respektimit të masave të vendosura”.