
.
“Debati” i prindërve rreth karakterit të fëmijëve duket se është i pashmangshëm në të gjitha familjet e gjithnjë do të ekzistojë.
Nëse ju keni pasur një ves , nga prapa keni dëgjuar një lum fjalësh, thelbi i të cilave ishte “Si ke lënë gjë babait” , nëse ju do ishit shembullorë patjetër do të ishit nga ana e mamasë apo e anasjelltas.
.
Prindërit duan të marrin meritat vetëm për cilësitë e mira të fëmijës, por kur vjen puna tek inteligjeca nuk ka vend për diskutim. Hulumtimi i ri i botuar në Ps ycho logy Spot thotë se njerëzit e marrin zgjuarsinë nga gjenet e mamasë.
Gjenet e inteligjencës janë të vendosura në kromozomin X dhe duke qenë se mamatë mbartin kombinimin XX kjo do të thotë që fëmijët kanë më shumë gjasa për të marrë inteligjencën nga mamaja.
.
Edhe në qoftë se babai ju kalon disa nga gjenet e tij të inteligjencës, shanset janë të ulëta që ato të kenë ndikim në trurin tuaj. “Nëse ky gjen është trashëguar nga i ati, ai është i çaktivizuar,” raporton studimi.