
.
“Kjo tregon se ata që thonë se ju kurrë nuk mund të merrni një letër më të mire, nuk kanë të drejtë. Vetëm se ndonjëherë vjen, nuk po them që tani është kështu, një situatë ku në të vërtetë nuk ka më mirë”, tha Vuçiq, duke shtuar se “ish-presidenti i Jugosllavisë, Slobodan Milosheviq duhej ta kuptonte – deri kur të mundeni, dhe kur më jo”.
“Kjo është në dorën e udhëheqjes së shtetit”, theksoi Vuçiq.Duke iu përgjigjur konstatimit se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk po tregon vullnet të mirë për bisedime, Vuçiq tha se Kurtit do t’i duhet të tregojë vullnet dhe se do të jetë nën presion të madh, por theksoi se me këtë ai [Kurti] po tregton dhe dëshiron të thotë se është shumë i rëndësishëm.“Po e tregon qëndrimin e tij ndaj dialogut, mosrespektim ndaj nesh dhe ndërmjetësuesve, por kjo i mbetet atij”, tha Vuçiq, duke shtuar se nuk është aspak i magjepsur me Kurtin.Presidenti i Serbisë, ka folur edhe për forcën e ush trisë serbe dhe atyre në rajon, përfshirë këtu edhe Kosovën.
.
Ai tha se theksoi se ush tria serbe nuk është më e dobët se asnjë ushtri tjetër e vendeve përreth, pa e llogaritur atë rumune dhe hungareze, dhe se ajo [usht ria serbe] po forcohet me shpejtësi.Duke komentuar paralajmërimin e ministrit kroat të Mbrojtjes se Kroacia është e gatshme të ndihmojë Kosovën në synimin e saj për transformimin forcës së sigurisë në ush tri, si dhe për të rritur numrin e ushtarëve të saj në KFOR pesë herë, Vuçiq tha se usht ria kroate pesë vjet më parë ishte dy herë më e fortë se ajo serbe, por nuk jo edhe tash.
.
“Kroacia ka një ush tri shumë të fortë. Shqiptarët në Kosovë nuk janë në atë nivel, por e kanë Bondsteel-in dhe ush trinë amerikane pas vetes. Le ta bëjnë ata punën e tyre.
Serbia është një vend sovran dhe do të bëjë pjesën e saj. Unë me krenari mund të them sot se usht ria serbe nuk është më e dobët se ndonjë ush tri tjetër në fqinjësi, pa llogaritur ato rumune dhe hungareze. Ne po forcohemi shpejt. Të gjithë të tjerët nuk janë më të fortë se Serbia”, tha ai.