
Nga fillimi i qershorit deri në fund të qershorit 2021, kantonet duhet të jenë në gjendje të miratojnë zbatimin e tri aktiviteteve pilot të zgjedhura me një minimum prej 300 dhe një maksimum prej 600 personash.
Qëllimi i këtyre ngjarjeve është të testojnë, ndër të tjera, sesa janë testet e praktikueshme në hyrje dhe se si mund të sigurohet kontrolli i vaks inimit, provave dhe rekordeve të rikuperimit.Më tutje, Këshilli Federal propozon:
Nëse situata epid emiologjike nuk lejon që të mbahen aktivitetet si janë planifikuar, organizatorët e ngjarjeve të miratuara do të kompensohen.
Në mënyrë që kjo e ashtuquajtur “ombrellë mbrojtëse” të hyjë në fuqi, ngjarjet në fjalë duhet të arrijnë një numër vizitorësh prej të paktën 1000 njerëzish në ditë, numër që shkon përtej kufijve të kantonit.Organizatori do të mbulonte vetë 30,000 franga prej kostos së pambuluar për çdo aktivitet. Nga pjesa tjetër ai do të paguante vetëm 20%.
Kantonet dhe Qeveria Federale do të paguajnë një maksimum prej pesë milionë frangash të kostove të pambuluara për një ngjarje konkrete.Për ngjarjet që do të mbahen pas 1 korrikut, duhet të llogariten (dhe lejohen) deri në 3,000 pjesëmarrës ndërsa pas 1 shtatorit lejohen edhe deri në 10,000 njerëz. Kantonet mund të lëshojnë lejet përkatëse duke filluar nga fundi i majitKantonet dhe federatat e sektorëve përkatës kanë kohë deri më 10 maj për të dhënë mendimin e tyre mbi propozimet e qeverisë, si pjesë e një konsultimi.